SKENOGRAFI

SHADAN TOPTANI 
Skenografi i parë i Operas Shqiptare

Në numrat e mëparshëm të revistës kemi prezantuar skenohraf të ndryshëm që kanë  dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në artin e skenografisë Shqiptare si..Niko Progri..apo Agim Zajmi  e Adnan Kastrati..etj Por  Shadan TOPTANI  që prezantojmë sot është padiskutim një nga emrat që meriton vend të veçantë pasi ai ka qenë skenografi i parë i Operas Shqiptare. Ai është një figurë sa e shquar aq dhe e harruar, pasi  pa dashje apo me qëllim  informacionet për këtë  artist i gjejmë  me shumë mundim dhe pse me ndihmën e së bijës,Najada Petrela.Gjithçka mund të sigurojmë është një foto dhe disa piktura në akuarel që Shadani i ka pikturuar gjatë viteve të fundit të jetës. Po kush ishte Shadan Toptani..?... Një prej themeluesve të Teatrit të Operas dhe Baletit që ka kontribuar që nga krijimi i këtij institucioni duke punuar si skenograf. Shadan Toptani, (nipi i poetit të madh Naim Frashëri) lindi në 25 Shtator të vitit 1903  (kështu shkruajn dokumentat e diplomimit, ndërsa e bija kujton që babai i saj kishte lindur në Janar.) në Kostandinopojë në familjen e patriotit Murat Toptani, i internuar në Anadoll nga Turqia për veprimtari në shërbim të Shqipërisë. Në 1912 kthehet me familjen në Shqipëri  në Shpalljen e Pavarësisë. Në  familjen me nëntë djem e një motër, primare ishte studimi, ndaj dhe pasuria e gjithçka investohej për shkollimin e të gjithë fëmijëve. Shkollën fillore e kreu në një kolegj në Austri  ndërsa në vitin 1925 ai fitoi të drejtën për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera të Milanos për arkitekturë, të cilën e mbaroj me rezultate maksimale, për të kryer më pas 2 vjet specializim pranë kësaj Akademie për skenografi, e cila ishte dhe pasioni i tij i madh.   Në 1935 kthehet sërish në Shqipëri për të punuar si dizenjator në AIPA...në Kuçovë..Bashkëpunimi i tij me regjisorët e operave filloi pas çlirimit, ku numërohen mjaft realizime të tij skenografike si; “Kujdesi i kotë” i Hertelit në 1957 apo dekoret e operave “Kavaleria Rustikana”, “Berberi i Seviljes”, “Don Paskuale”, “Pranvera”, “Palaçot”, “Peshkatarët e perlave”, “Borëbardha”, si dhe dekoret e baleteve “Romeo dhe Zhuljeta”, “Zhurale”, “Fadeta” dhe “Laurencia”. Në krijimtarinë e tij zë vend dhe puna si arkitektekt.
Ai punoi për realizimin e disa projekteve në ndërtimin e shtëpive të kulturës në qytete të ndryshme të vendit si në Përmet, Pogradec, Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Bajram Curri etj. Megjithatë në të gjitha projektet që realizonte Shadani nuk ishte thjesht skenograf, ai mbikqyrte në çdo detaj punën duke u mare dhe me strukturen, përzgjedhjen e materialeve dhe deri tek ndriçimi e akustika.  Toptani pati në krijmtarinë e tijë një shkëputje në vitin 1947, kur ai u arrestua dhe u dënua si intelektual prej origjinës nga regjimi. Dënim prej të cilin ai e vuajti vetëm 18 muaj. Pas lirimit nga burgu por dhe  gjatë periudhës që ishte i burgosur ai filloi punë si projektues pullash dhe realizoi 15 edicione pullash postare me 31 vizatime me të cilat, mori pjesë në ekspozita filatelie jashtë shtetit. Madje shpeshë herë porositë e tijë vinin nga jashtë..dhe disa nga punimet e tijë janë përdorur për Olimpiadat apo kampionatet e futbollit në Tokio dhe Meksikë.. Lojrat Olimpike në Mynyh etj.. Sëbashku me të vëllain Enverin, Shadani mori pjesë edhe në dekorin dhe skenat e filmit “Skënderbeu”. Gjithashtu Toptani bëri zbukurimin e pjesëve të sallave, bazorelieveve dhe dekoracioneve të ndryshme të Kinostudios “Shqipëria e Re”.  Një numër i madh veprash janë krijuar nga dora e tijë, vepra të cilat nuk janë firmosur. Anonimati i qëllimshëm bënte që emri i Shadan Toptanit të zhdukej në harresë për shkak të bjografisë. Megjithatë skenat e teatrove, dhe pjesëve në opera, i dhanë atij kënaqësinë e të qenurit artist i madh në çdo buzëqeshje e duartrokitje spektatori, sukses pas suksesi. Pullat e postës nuk mbajtën kurrë emrin e tijë, por ai ishte në çdo zarf, në çdo pullë në çdo cep të Shqipërisë në duart e njerëzve të thjeshtë si ai, në shtëpitë e Shqiptarëve që përmes kartolinash e letrash dhuronin dashuri. Shandani ishte artisti fjalëpak që fliste me shikimin dhe veprën e tijë. Ai e dinte që po e linte gjurmën e tijë edhe pse në heshtje.. I pëlqente natyra, dhe bisedat me humor. I donte miqtë dhe ishte gjithnjë bujar dhe i përkushtuar, rrëfen Najada..dhe në familje sillte gjithnjë me vete një buzëqeshje  dhe dashuri. Pas humbjes të së shoqes u bë gjithnjë e më i mbyllur e më i heshtur. Punoi në akuarel peisazhe të ndryshme duke sjell në vëmendje karakteristikat e   çdo qyteti ku shkeli.  Kalatë, urat, shtëpitë dhe rrugicat u hodhën në letër plot freski. Punimet nuk i firmoste gjithsesi. Forcë e zakonit dhe pjesë e jetës së tijë. Një jetë e mbushur sa me sakrifica, aq edhe me vepra. Mbetja anonim ishte njëoj si fshehja pas kuintave kur pas premierave kërkonin ti jepnin dorën për ta përgëzuar.. Asnjë trofe nuk arriti të merte gjatë gjithë jetës së tijë..sepse çmimet dhe titujt nuk ju dorëzuan kurrë. Ato mbetën të fshehura kushedi ku nëpër arshiva dhe u mbuluan nga pluhuri i kohës.. Njësoj si sot, ku nuk egziton asnjë sallë, asnjë rrugë apo asnjë pllakë ku të nderohet Shadan Toptani.
Ai vdiq më 1979 në Tiranë në moshën 77 vjecare, por për të jetuar gjithmon në zemrat dhe kujtimet e atyre që e njohën. Vite më vonë në atë që duhet të ishte ditëlindja e 100-të e Shadanit, në vitin 2003, e bija organizon një takim përkujtimor në nder të artistit, në ambijentet e TOB. Zhani Ciko i dhuroj në shenjë mirënjohjeje vajzës së skenografit Toptani, Najadës, një diplomë në 50- vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar të Operas, me motivacionin për kontributin e dhënë që nga krijimi, si skenograf..me rastin e 100 vjetorit të lindjes. Ajo mbetet e vetmja në  llojin e saj për familjen e Shadanit..megjithatë Shadan Toptani është në themelet e skeografisë Shqiptare, dhe TOB. Puna e tijë ka shkruar emrin atje ku nuk mund të fshihet kurrë, aty ku jetojnë të gjithë artistët..në art.
Keidi Sejdiu