FOTOGRAFI



Helmut Newton
Helmut Newton lindi në Berlin në vitin 1920. Ai ishte fotografi që theu kufijtë e fotografisë “NUDO” dhe u bë një nga figurat më të njohur në botën e modës. Duke mbetur në majën e fotografisë të stilit vizual për disa dekada u konsiderua edhe si njëi lindur për fotografinë e modës. Newton kapte momente private, jetën private, një kuptim trishtues ku shfaq gjithnjë shpirtrat e pambrojtur, në një “lakuriqsi metaforike” për “lakuriqësinë e qenies”.
Newton shfaq në femrat nudo një vështrim të indiferencës, por një pranimin e çdo gjëje, të kryelartësisë së tyre, mishin e tyre, seksualitetin e tyre, një kontakt të arrogancës dhe delikatesës, joshjes dhe perversitetit. Modelet e tij nuk tregojnë dobësi ato fshehin shtegun e pashkelur të jetës së një gruaje brenda një vështrimi. “Sfida”, ai dikur tha, “është të tregoj diçka më shumë nga ajo çka është një gruaja.”Gra të bukura dhe të famshme shpesh kishin një impuls për të zbuluar veten “nudo” përpara Newton-it si: Sigourney Weaver, Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Jerry Hall, Charlotte Rampling, Catherine Deneuve, Brigitte Nielsen, Carla Bruni etj Nën të njëjtën dritë, nën të njëjtiat modele Njutoni luante me “zhveshjen” duke i veshur apo i zhveshur modelet e duke sjell diçka të paparë apo të papërcaktueshme. Pasi i sheh fotot nuk arrin të kuptosh diferencën mes veshjes dhe zhveshjes, pasi ai..artisti të jep ndjesinë që ajo është pjesa më e pa rëndësishme e fotos. vet subjekti tashmë ndërron trajtë dhe kthehet në objekt të panevojshëm. Fotografia ishte pasioni i tij, makthi i tij, çështje e një dashurie  pafund..të cilën e ndau dhe me gruan e tijë Alisia Spring me të cilën u takuan së pari në Australi në vitin 1948 dhe jetuan për plot pesëdhjetë vjet. Ai i adhuronte gratë, ndaj e quante botën e tij autobiografi “pa meshkuj”.  Helmut Newton mori në moshën dymbëdhjetë vjeçare një aparat fotografik dhuratë për ditëlindje nga babai i tijë, i cili dëshironte që Helmut të merej me biznes.  Por kaq mjaftoj që jeta e tijë të lëvizte drejt një rrjedhe tjetër. Helmut ra nga mësimet dhe shkoi të punonte si një nxënës me një fotograf mode. Aty në dhomën e errët mësoj dhe dashurinë për modën, për gra të bukura me funde të ngushtë dhe kurrë nuk humbi dashurinë e tij për takat e larta të zeza. Njutoni ishte Hebre. Familja e tijë, në pasigurinë e Gjermanisë së Hitlerit, iku në mërgim në Amerikën e Jugut, ndërsa Helmut shkoi i vetëm në Lindjen e Largët. Ai kurrë nuk do ti shihte prindërit e tij përsëri. Më pas shkoj në Singapori, ku u zhvendos për në Australi me një pasaportë të skaduar Gjermane. Disa vite më vonë shkoi në një “kamp-burgu” nën uniformën e ushtrisë dhe shërbeu në një Regjiment Australian për katër vite si një ushtar i thjeshtë. Ai ishte i palodhshëm dhe pasionin e tij për fotografinë e vazhdoj duke fotografuar luftën dhe portretet e ushtarëve. Australia me gjithë përmasat e saj ishte shumë e vogël për Helmut Newton dhe ai u kthye sërish në Evropë.
Jetoi fare pak në Angli, pasi nuk e gjeti veten aty shkoj në Paris. Ky ishte fillimi një tjetër dashurie tjetër që do të zgjasë gjatë gjithë të jetës së tij. Paris ishte një frymëzim, qyteti i artistëve dhe dritave kristal.  Në dhomën e errët të fotografisë, gjatë kohës që mësonte si nxënës në Berlin, ai kishte ëndërruar të ishte një fotograf i Vogue. Kur ju dha mundësia për t’u bashkuar “Vogue France” në vitin 1961, ai krijoj shkrepjet “The book” që sot njohen si pasaporta e modeleve, kjo ishte një mënyrë e re, e guximshme, dhe e bëri atë të arrinte një sukses të menjëhershëm.  Tjetër risi e Newtonit ishte se mori modele nga studio për ti fotografuar nën dritën natyrale dhe në vende ku askush nuk priste ti shihte. Fotografitë e tij ishin një banket, një festë, një festë e jetës. Helmut Newton mori çdo detyrë që iu ofrua. Ai pëlqente të hollat, dhe dinte ta gëzonte luksin dhe lirinë që paratë i sillnin, ndërkohë që puna e tij lëvizte nga faqet e revistës në slideshow, në muret galerish etj..  Newton ishte aq i dhënë pas fotografisë sa gjat një shtrimi në pital në vitin 1971 nga një atak në zemër, edhe pse nuk duhet të levizte nga shtrat, mendja i rrinte tek fotografia.dhe filloj të fotografoj këdo që hynte e dilte nga dhoma e tijë..miqtë, doktorët.,,infermieret.  Fotografia ishte jeta e tijë. Por puna e Njutonit ishte e guximshme, gjithnjë e më shumë, dhe gjithnjë e më shumë “erotizmi” ishte simboli i tijë.
Në vitin 1976, ai botoi një deklaratë që ja drejtonte “grave të bardha” ose ndryshe “mishit të bardhë”, me qëllim që ta njihnin atë si provokatorin e nudos në botën e modës, duke bërë kështu që imazhet e tijë ti vinin “vulë” revistës Vogue. Pas kësaj në çdo botim mbante fotot e tijë, gjithashtu ai i dha shkëlqim artit në Vogue e Playboy. Newton ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një fotograf modës. Ai ishte një artist figurativ që përdori fotografinë dhe qasjen e tij ndaj grave mrekullueshme, e vende ekzotike, për të krijuar një botë unike  të pa përfytyruar më parë. Edhe pse punët e tijë shpesh herë censuroheshin ai gjeti rrugën për të qenë unik dhe zhveshi plot klas, jo vetëm femrat por dhe mentalitetin e fotografisë, duke  lënë një shteg të hapur për artistët që do të vinin më pas.
Helmut Newton vdiq në vitin 2004 në moshën 83 vjeçare. Ai u largua nga Chateau Marmont në Hollywood me Cadillakun e tijë dhe humbi kontrollin  duke u përplasur me një mur. Fill pas vdekjes së tijë u krijua fondacioni Helmut Newton. Me dhjetra kopertina në Janar të atij viti shfaqën imazhet e Newtonit në shenjë respekti për të, duke treguar edhe njëhë që artistët e mëdhenj si ai janë të përjetshëm.


Keidi Sejdiu