PERSONAZH



ARTUR MUHARREMI
Si ka filluar kariera juaj artistike? Kariera ime artistike ka filluar me emerimin tim si regjisor-piktor, në Kinostudion “Shqiperia e Re”, pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve.
Si student me rezultate të mira, profesori im i skenografisë, Agim Zajmi, me propozon që të më mbante si asistentin e tij, në Akademine e Arteve, një vleresim shumë i madh ky, por unë kisha një kuriozitet të madh dhe deshirë të merresha me filmin e animuar. Keshtu u futa ne botën e magjishme të ketij zhanri të kinematografisë...

Ju tani jetoni në Paris..Si po shkon kariera juaj atje?  A është  ndryshe kjo eksperience nga ajo që keni pasur në Greqi.?
Unë, nuk kam shumë kohë që jam vendosur këtu, jam në fillimet e një emigracioni të ri, dhe stabilizimi im kërkon kohën e vet. Natyrisht që këtu për mua është një eksperiencë e re, me specifikën dhe psikologjinë e vet. Kam hapur disa ekspozita personale në galeri dinjitoze, si edhe kam marrë pjesë në disa evenimente të rëndesishme që janë organizuar gjatë kësaj kohe këtu.  
Tashmë unë jetoj në një vend me një background demokratik nga më të stabilizuarit në botë, dhe është pikërisht kjo gjë esenciale, që bën ndryshimin me emigrimet e mia të mëpareshme, e nënvizoj këtë fraze të fundit pasi, edhe në Shqipëri, në vendin tim,  e ndjeva veten emigrant, pamvaresisht se flisja të njejtën gjuhë me bashkëatdhetarët e mij, dhe në vendin tim…!!!
       
Çfare keni marre  ju nga kultura e vendeve ku keni udhetuar për ta huazuar në art.. A ka nje moment të këtillë në krijmtarinë tuaj?

Krijimtaria ime, në këto momente është e mbushur, me copeza remineshence që notojnë të lira dhe që ankorojnë në momentin e duhur në limanin përkatës. Arti figurativ ka privilegjin  të komunikoje në të gjitha gjuhët e botës . Para nje tabloje mund të ndodhen në të njejten kohë nje grumbull njerezish me kombësi të ndryshme, dhe ajo, tabloja, komunikon me të gjithë këta,  me një lehtesi të pabesueshme. 
Jam munduar që piktura ime të ketë një gjuhë universale, dicka më tepër se sa gjuha dhe kufiri i vendit nga i cili e kam prejardhjen.
Për ketë një ndikim të ndjeshem mendoj, se kanë luajtur edhe levizjet e mia gjeografike në disa  shtete , në të cilat jam ballafaquar me psikologji dhe kultura te ndryshme.
   
Si po menaxhohen punet tuaja ne Shqiperi e më gjerë.?
Krijimtaria ime në Shqiperi, ndodhet në sallat dhe arkivin e “Mezuraj Muze”. Eshtë e drejta dhe detyra e këtij muzeu të merret me manaxhimin e asaj pjese të krijimtarisë time që ai posedon.
Në Itali unë punoj me  manazherin tim, i cili ka hapur disa ekspozita te cilesishme, dhe puna po ecen mirë, kurse ketu ne Francë, jam duke i manazhuar vetë fillimisht...  

Me cfare jeni duke u mare konkretisht..?  Cili është projekti juaj i radhes.?
Jam duke punuar  disa projekte për  filmin e animuar, për të cilat jam në tratativa me studio të ndryshme për ti hedhur në prodhim, por në këtë kohe krize qe po kalojmë, nuk është e lehtë…  si edhe një cikël të ri në pikturë, me temen e mumifikimit trashendental të ekzistencës njerezore. Me këtë temë jam marre sidomos, këto vitet e fundit, por tashmë jam duke e latuar dhe duke qëndruar më gjatë para tablosë perpara se të vendos firmen.  

Mund të na thoni si nis një ditë e juaja?
Për këtë ju siguroj, që nuk nis asnjeherë si dita e mëpareshme…

Sa kohë kaloni në studio?
Në studio kaloj pjesën më të madhe të kohës. Ai është vendi ku ndihem i plotë, është tempulli ku ushtroj ritin e “lutjeve” të mia dhe gjej energjinë e krijimit.   

A do bënit ju të njejtat zgjedhje në karieren tuaj  po të ishit kthyer pas..?
Po ta kisha në dorë një gjë të tillë, natyrisht, nuk do ti ndryshoja as edhe një presje këtij libri që kam shkruar. E konsideroj vehten me fat, që “Gishti i Tijë” me tregoi atë shteg, të cilin përshkova dhe erdha deri këtu ku jam.  

Në veprat tuaja figura njerzore është thuajse dominante, e mumifikuar siç e quani Ju.. element ky që i bën menjëher të njohura veprat. Çmund të na thoni më shumë për personazhin tuaj?
Tek figura njerëzore unë kërkoj dhe gjej. Aty shoh gjithçka, sepse aty janë të gjitha, është e qara, është e qeshura, është mërzitja, dashuria, tradhëtia, çmenduria, urtësia, uji, zjarri, toka dhe qielli…Aty është jeta, ajo është qëndra. Personazhi im nuk është gjë tjeter përveçëse uni ynë i parë në thellësi. Eshtë materja që ne do të lemë trashegim për brezat e ardhëshëm, është ajo fasho që ata do të gjejnë në kerkimet e gërmimeve të tyre arkeologjike. Unë nuk bej gjë tjetër, përveçse i bëj ato të dukeshme për bashkëkohësit e mij.

Cila është muza juaj?

Muzën e gjej tek një “mirëmenges”, e thënë nga njeriu i dashur, tek një libër cilësor, tek krahu i një miku të mirë, me një fjalë tek ajo energji pozitive që na vjen nga burimet e kontakteve të ndryshme që na rrethojnë  

Ju jeni mare edhe me filmin e animuar…më sipër theksuat që nuk jeni shkeputur prej tijë.Çmund të na thoni më  tepër për filmin e animuar.?Të shkeputem prej tij, nuk behet fjalë… Që kur jam instaluar këtu, në Paris, kohën më të madhe ja kam kushtuar filmit të animuar, sic duket ngriti krye dashuria e rinise...  
Zhvillimet teknologjike bashkohore, sidomos ato që kanë një lidhje direkte me filmin e animuar, janë një mjet i jashtëzakonshëm për të ndertuar situata në favor të imagjinatës kreative të artistit.   Natyrisht, gjithë ky kompiuterizim, në thelb i ftohtë e racional, duke u intermediuar me filtrat krijuese njerzore, na jep një rezultat brilant. Jemi në fillimet e një ere të re për filmin e animuar, njeriu, ka shumë për të zbuluar dhe eksploruar brenda qenies së tijë, ai, akoma është në fazën e vet primitive.  

Cilat janë vështirësitë e filmit të animua?   Sot filmi i animuar ka marë një dimension të ri…

Si mendoni a eshte korrekte shprhja: “na ishte njehere” filmi i animuar Shqiptar?  Ndoshta është keshtu siç thoni ju: “na ishte njehere”… Duhet ta duash fort diçka, dhe të investosh shumë që ajo të mos  vdesë!!!  

Si e shihni artin Shqiptar sot? Nuk jam shumë në korrent të asaj, se çfarë ndodh në Shqiperi, por për periudhen në të cilën unë jetova dhe krijova aty, piktura Shqiptare, sipas mendimit tim, ka aromën e vendit ku krijohet, ka specifikën dhe mentalitetin e vet ballkanik, dhe kjo nuk është pak.
       
Një mesazh për artistët e rinj dhe lexuesit e revistes Muza.
Artistët e rinj duhet të jenë vetvehtja, të thellohen në atë që shohin dhe të mos rreshtin së qenuri kritk ndaj servirjeve të ndryshme që ju behen.
Asnjeherë të mos jene të kanaqur nga puna e tyre, motoja është: nuk e kam bere akoma vepren time. Revistes “Muza” i uroj të jetë ajo energji pozitive me të cilen mbyllen artistët në studio për të krijuar VLERAT, aq të domosdoshme e të rendesishme për dinjitetin dhe krenarine e një kombi.