EKSKLUZIVE


    FRANCOISE NIELLY









A keni dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë ..?
A njihni ndonjë piktor Shqiptar?

Sigurisht që unë e njoh Shqipërinë, kam dëgjuar që është një vend me peizazhe të mbrekullueshme. Unë madje njoh dhe një piktor Shqiptar: Artanin ..(Shabani)

Si filloi karrierën tuaj në pikturë?
Kur unë zgjodha “pikturën” kisha plot 15 vjet që meresha me design. Kam punuar si fotografe dhe ilustruese. Pra, “piktura” ishte rruga e logjikshme që do ndiqja.Pastaj, pas disa muaj të trajnimit në teknika të  ndryshme, unë zgjodha të punoj me “vaj” dhe “spatul”. Stili dhe përmbajtja kanë imponuar më pas vetveten drejt meje.

Portret janë subjekti juaj i preferuar .. Si u lind kjo dëshirë për të pikturuar portrete ..?
Para së gjithash, unë nuk pikturoj vetëm portrete. Fillimisht kam pikturuar nudo figurative dhe pastaj u zhvendosa ngadalë drejt portreteve, kryesisht për shkak se unë kam qenë gjithmonë e intriguar nga portretet dhe “jetët pas tyre”...edhe kur isha fëmijë vizatoja gjithmon portrete.

Personazhet tuaj janë të bukur duken si modele/ë.. plotë “Fashion” , pse kjo zgjedhje?
Unë jam shumë e tërhequr nga bota e modës...kësisoj në lidhje me portretet unë jam tërhequr nga imazhet e shprehjes së modelëve të ndryshëm. Eshtë një lloj force që kam zbuluar në qëndrimet e tyre para objektivit.  Kërkimi i vazhdueshëm dhe  ideja për të shkuar përtej gjinisë, racës dhe statusit social dhe identifikimit, është në qendër të punës sime

Po në lidhje me ngjyrat në tablotë tuaja..cmund të na thoni?
Unë nuk mund të jetoj pa ngjyrat. Eshtë  si një formë varësise. Dizajn, fashion, peisazh apo çfaredo... të gjitha janë objekt i modës. Gjithçka unë shoh tek ngjyra më tërheqë si një diamant i vërtetë. Ngjyra ime e preferuar është e verdha, mbi të gjitha nëse ajo është fluoreshente. Ajo është drita, dhe aty gjej vetveten. Për spektatorit, ngjyra mund të jetë një sistem që siguron atij disa emocione. Sa për mua kjo është tërësisht intuitive. Në funksion të periudhës së jetës sime, e kam trajtuar ngjyren në mënyra të ndryshme. Mjedisi urban është ai që ka tepër ndikim tek unë për më tepër ka shumë art dhe në rrugë në muret e në rrugicat ku eci, por mbi të gjitha në vendin ku unë punoj. Për shembull, studio ime është në një fabrikë të vjetër. Kam një papafingo që ka shumë hapësirë ​​dhe dritë.

Disa nga veprat e tua janë të fabrikuara në veshje .. cila është lidhja juaj me modën?
Moda është si çdo formë e artit. Siç e thashë unë jam tërhequr nga bota e modës, me të gjitha objektet modës apo objektet e projektuara në të. Tashmë tablotë e mija janë shndërruar në veshje. Eshtë një punë tërheqëse plot fantazi dhe ngjyra. . Një punë e ndërthurur midis formës dhe ngjyrës që lind nga pikturat e mia. Veshje që janë ARTI IM..Kjo është lidhja ime me modën.

Cili mendoni se është pika më e fortë në pikturën tuaj.. cila pjesë e saj ju  përfshin më shumë?
Nuk ka një pikë, ajo është globale. Unë punoj në përgjithësi dhe në detaje kështu që kjo është e gjitha pikturë.

Çfarë ju frymëzon kur ju filloni të pikturoni?

Nuk e përcaktoj dot, është pa llogaritje. Në tabllo del  një pjesë e imja në mënyrë të pandërgjegjshme..për shembull ndonjëherë unë mund të ndryshoj ngjyrat pa paramendim...ose pa e kuptuar që po e bëj.
 
Cili është projekti juaj i ardhshëm?
Momentalisht pas ekspozitës në Londër që më mori dhe kohë në përgjigje të pyetjeve tuaja,  kam një projekt që lidhet me modën dhe kinemanë.

Do ta pranoni ftesën tonë për të hapur një ekspozitë në Shqipëri?
Nuk e di, unë kam një shumë e ekspozitave të planifikuara tashmë. Do më pëlqente të udhëtoja në shqipëri me gjith kompleksitetin e udhëtimit..

Faleminderit që pranuat të ishit pjesë e revistës “Muza”

Faleminderit Juve dhe suksese Muzës


Francoise Nielly u lind të Marsejë në Francës. Ajo u rrit në afërsi të Kanës dhe San Tropez në Cote d’Azur, e zhytur në një botë të ngjyra të gjalla dhe textura të qartësuara nga drita shkëlqyer Mesdheut. Ajo ka jetuar në Vancouver, New York dhe shumë qytete të tjera Evropiane, por tani ka vendosur të jetoj në Paris, Monmartre.
Puna e saj ka qenë ekspozuar në Paris, Nju Jork, Singapor, Miami, Barcelona, ​​Monako dhe Montreal. Ajo ka gjithashtu është paraqitur në Palm Beach në Panairin Ndërkombëtar Artit, FASH Londër, Moskë Art Fair dhe në shumë vende të tjera ndërkombëtare.

Në 2007,në bashkëpunim me Nielly prodhuesit Francez të kozmetikës, Givenchy, hodhën në treg produktin kozmetik “Artycolor”.
Nicolas Degennes, Drejtor Givenchy Make-up zhvilloj një linjë e kozmetikës të guximshme nxitur nga ngjyrat e artit të Nielly. Ajo gjithashtu  krijoj të kuq buzësh në  një koleksion mahnitës ngjyrash fosforeshente.
Snowboardet me imazhet e Nielly-t sollën një fymë të re  në vitin 2010,  për të kaluar më pas në prodhimin e një Citroeni  të pikturuar Survolt Citroen Car që u zbulua në Motor Show Gjenevë në vitin 2010.
Nielly ka bashkëpunuar me IRM DESIGN për krijimin e koleksionit Pranverë- Verë 2012, i cili ka shndërruar në veshje artin e Nielly . Koleksioni përfshin që nga t-shirtet e deri tek shallët dhe aksesorët.. të cilët janë unik në derisgn dhe të kërkuar nga emrat më në zë të show biz-it për të patur një “Nielly” në garderobën e tyre.

Francoise Nielly është bija e një  arkitekti të njohur Francezi cili i mësoj të bijës dashurinë për artin dhe fotografinë që në moshë të re.
Ajo e kujton atë të rreptë dhe kërkues..por që fal tijë ajo sot ka trashëguar dashurinë dhe pasionoin për artin. Nielly shfaqet sot si një pasuese e Pop Artit..brenda sëcilës ngjyra është bërthama jetësore nga ku lind vepra. Spatula e përdorur në pikturën e Nielly shton ekspresionizmin e metamorfozës shpirtërore që godet furishëm mbi tabllo. Momentalisht  është një nga artistet më të njohura në Francë. Për realizimin e kësaj interviste për Revistën “Muza” falnederojmë menaxherin e saj Ron..

Keidi Sejdiu / Gusht 2012