EDITORIALI




KOPERTINA MUZA 7


REVISTA "MUZA"  7

 

Ka qenë gjithnjë emocionuese loja e ngjyrave për mua. Ai kontrast që lind së brendshmi pa u kontrolluar, dhe shton në telajo një tjetër njollë, formë, dritë që zbret nga penelat.
Të njëjtin emocion ndjeva kur për herë të parë vite më parë u njoha me pikturat e artistes Francoise Nielly.  Origjinale...mendova. Pastaj dëshirova të kem një veshje të tërën me stilin e saj.,.. një pikturë të stampuar në pëlhurë, por vetëm pak kohë më vonë mësova që Nielly kishte kryer një bashkëpunim për realizimin e një koleksioni. Një artiste Franceze e jashtëzakonshme shfaqej para syve të mi me portrete gjigande, atëherë vendosa që ajo do të ishte patjetër pjesë e revistës “Muza” Pak javë më vonë kisha një kontakt me artisten që pranoj me shumë kënaqësi ftesën por për shkak të angazhimit të një ekspozite në Londër kërkonte disa javë për realizimin e intervistës. Natyrisht edhe për të mos e shqetësuar u munduam ti “rrëmbenim” pak kohë. Kështu që ditë më vonë ishim duke përkthyer një intervistë të Francoise Nielly-t, ekskluzivisht për revistën “Muza” Personazhet e këtijë numëri në sezonin e ri si: Lumturi Blloshmi, Artur Muharremi, Helidon Haliti..sjellin një tension artistik të ndryshëm nga njeri tjetri..me intervista apo  recensione të cilat zbërthejnë këmishën e shpirtit të tyre,, për të vështruar dritën që buron prej artit.Miqtë e përhershëm të revistës janë dhe studiuesit dhe kritikët: Suzana Varvarica Kuka dhe Ferid Hudhri të cilët sjellin gjithmon me profesionalizëm artikuj dhe artist “pikant”.Vëmendja si në çdo numër të revistës fokusohet tek ekspozitat në Shqipëri e Kosovë e më gjerë, me aktivitet më të rendësishme dhe artistët e rinj. Pa hequr dorë nga rubrikat e fotografisë dhe skenografisë, që në këtë numër përciell një artist të skenografisë Shqiptare, të parin skenograf të Operas dhe Baletit piktorin dhe arkitektin Shadan Toptani.
Nexhat Krasniqi..(ndryshe Nekra), vjen me karikaturat e tijë plot humor, për ti lën vendin Artit Bashkohor, Kontemporan, që shpaloset në ekspozitat  “çështja D”, “nuk është e thënë që gjithnjë të jetë  e bukur përveçse kur është e bukur” “më mungon, më mungon, derisa nuk më mungon ma.”, “Art Kontakt Fest 2012”,“Your Only Real Thing Is Time” etj.
Artikujt e Graphic Design, apo të tjera recensione, ekspozita e artistë janë pjesë e revistës  për të sjellë tek lexuesit edhe më shumë informacion. Natyrisht revista i dedikohet të gjithë miqëve dhe dashamirësve të artit që janë lexues të rregullt të revistës e që shpesh herë pyesin...a ka dalë  ajo në treg..? çfarë  do të ketë ky nr..etj..Ne përpiqemi të bëjmë maksimumin për të sjell pranë jush një revistë dinjitoze, ashtu siç i ka hije artistit dhe artit Shqiptar. Në këtë përvjetor të 100 arti meriton 100 fish vëmendje..sepse artistët janë ata që 100 fish jetojnë për të krijuar.
Arti është qytetërim, ndaj jo më kotë “the earth “ without art is just “eh”
 Keidi Sejdiu





                        


MUZA e para reviste arti ne Shqiperi.Themeluar nga Keidi Sejdiu, e permuajshme, e specializuar per artet pamore, revista trajton aktualitetin artistik, evenimentet me te rendesishme te kohes, si dhe dokumentimin e ngjarjeve dhe aktivitetin e artisteve qe tashme jane pjese e historise. Me nje gjuhe te qarte dhe te kuptueshme revista i drejtohet te gjithe artedashesve dhe nderkohe, regjistron me krenari vleresimin dhe respektin ne rritje te profesionisteve te artit. Revista MUZA, pervce stafit te saj shume te kualifikuar, gezon mbeshtetjen e bashkepuntoreve te saj, si studjues te historise se artit, profesore, kritike te artit bashkekohore, gazetare dhe artiste. Me rubrikat e saj te shumta, si presenza e artikujve nga kritika e spezializuar, intervista me artistët më të suksesshëm të kohës, njohja me artistë të rinjë dhe drejtimet e tyre, njohja me galeritë dhe ekspozitat e tyre në çdo muaj, njohja me çmimet e veprave dhe reçensionet e librave të artit, synon krijimin e nje atmosfere arti te jetuar me entuziazem, debate e diskutime, qe reflektojne mbi temat e problemet e artit bashkekohore ne Shqiperi e me tej, duke merituar denjesishte nje vende nderi ne arenen e shtypit shqipetar.



Ju faleminderit për vizitën!
Revista “ MUZA ” është një revistë mujore e cila gjendet në të gjitha pikat e shitjes  te kompanise ADRION në Shqipëri