e martë

Petraq Pecani

Nje pjese e jetes e treguar bukur
Pejsazhe, qe mrekullishte te krijojne ndjesine e te parit te vete artistit. Duke ecur ne ato rruge e nen ate qiell, qe edhe kur eshte i vrejtur, reflektone per syte tane nje drite te ngrohte per te perjetuar jo vetem nje histori, por gjithe historine e tij. Ne moment te pare, te krijojne nje shije metafisike, por lehtesishte kuptojme, se kjo eshte vetem nje zgjedhje inteligjente e artistit, qe me pamje te thjeshta kerkone te tregoje nje bote paralele, larg hipokrizise dhe dilemave te shoqerise aktuale. Harmonia e dy elementeve fondamentale te artit, ai i frymezimit klasik dhe realizimi i vepres me elemente te piktures moderne lexohen qarte dhe lene te kuptojme se eshte vetem fillimi. Eshte kjo arsyja, qe ne pejsazhet e tij, artisti duket perhere ne ikje, nen trysnine e kujtimeve dhe deshires per te treguar, jo vetem me shkrimet e tij shume interesante, por me pikture. Jane copeza jete te veshura me bukurine e ngjyres si nje ditar i sapo filluar, qe per artistin, shendrrohen ne nje tjeter udhetim ne kerkim te konfirmimit te improntes se tij, qe per mua edhe keshtu, eshte dhe e realizuar me sukses.  Ilo Oxa  


Nuk ka komente: