e shtunë

Duke biseduar

Statuja e Lirisë

E ideuar nga Eduard Renè de Laboulaye, u konstruktua n
ë Paris mbi projektin e Frederik Auguste Bartholdi, i cili e mendoi si një monument për lirinë, vlerë  të cilën mendonte se i mungonte kombit të tij, në fakt, qëllimi i tij ishte që " ti kthente lavdinë lirisë dhe Republikës, me shpresën që këto vlera të mos vdisnin "



Një fotografi e mahniteshme për bukurinë, madhështinë dhe pafundesinë e saj. Statuja e Lirisë është atje! Dhe kështu, në qetësinë medituese të kësaj buzëmbremje më ftonë të lezoj akoma në historinë e saj. Fillimi i punës daton më 5 Gushtë 1884, ndërsa inagurimi më 28 Tetor 1886, me autor piktorin dhe skulptorin francez Frèdèric Auguste Bartholdi, e lartë 93 m dhe e dukëshme deri në 40 km largesi,  e regjistruar për jetë në memorien e popullit amerikanë me dedikimin e mrekullueshem te poetes Emma Lazarus  
" Më jepni te lodhurit tuaj, të varfërit tuaj, turmat tuaja të përftohura e të etur për të marrë frymë të lirë, të përjashtuarit e mjeruar të plazheve tuaj të mbushur me njerëzJu lutem më dërgoni ata, të pastrehët  të tronditur nga stuhitë tek unë dhe unë do të ngre pishtarin tim pranë derës së artë "
E vendosur majtas, n
ë sintoni me kodin e të lezuarit, e gjithë drita përpara e dekoruar në sfondë me qytetin si simbol i jetes, të krijonë besimin dhe idenë e udhëtimit drejtë së ardhmes. Zgjidhja urbane, arkitetonike, mjeshtëria e realizimit, elementët pjesëmarrës dhe motivimi historik njerëzor, ai i emigrazionit, plotësojne suksesin e përjetshëm. Një monument, ku skulptura shqipëtare ka shumë për të mësuar. Dhe natyrshëm, mendova për konkursin e monumentit të pavarësisë në Shqipëri. Sa bukur do te ishte që ky përvjetor të krijonte te skulptorët në garë vizionin e së ardhmes. Një monument nuk duhet të reduktohet në një logo fabrike hekuri, ose më keqë akoma në skulptura parku apo zbukurime memorialësh. Të nisur nga ngjarja më e rëndësishme, ajo e emigrazionit, nga mesatarja e moshës relativishtë e re e popullit tonë dhe nga energjia jashtezakonishtë pozitive e të rinjeve, monumenti duhet të jetë mishërim i gjallë i vitalitetit të këtij kombi. Duke uruar suksese fituesit te konkursit, do të dëshiroja, që tu jepej më shumë kohë dhe mundësi përsosmërie të projektë - ideve të prezantuara, i bindur, se edhe vetë ata në nje të ardhme të afërt, do të mendojnë ndryshe. Ilo Oxa