e martë

Spiro Mazhe


Ajo është më tepër një hyjni, një yll, një dritë, një vështrim, një ftesë për lumturi, dhe nganjëherë tingull i fjalës.
 
Charles Baudelaire

Mahnitëse!
Idea, se vetëm një fëmijëri e përjetuar me detin, do të mundej një ditë i rritur ti rrëmbente një muzë që delë nga uji, më lumturoi.
Kanatjera e njomur dhe e presuar magjish
ëm dhe për gjithmonë me ujrat e mermerit është impresionuese. E dehur nga lumturia që prek atë trup aq të bukur, dëshironë të tregojë se bukuria e një vajze të re sfidonë kufijtë e legjendës. Dhe legjenda tregonë, se historia e gjatë e skulpturës e nisur nga Egjipti antik, klasicizmi Grek e deri në ditët tona, s'do të ishte e plotë pa këtë vepër te mrekullueshme. Ajo shkonë më largë se bukuria dhe harmonia e formave plastike, më largë se misioni i mrekullueshëm i rigjenerimit të jetës, më largë se cilesia nobile e amësise. Ngjyra e mermerit, atmosfera tredimensionale dhe mjeshtëria e realizimit deri në kufijtë e hiperrealizmit, bëjnë të kuptojmë se Spiro ka gjetur kohën e tij, që me shumë talent e me shumë mjeshteri i fletë asaj pjese të botës fisnike e të devotshme, që me bindje akoma besonë se kultura e vertetë dhe arti realist, janë një mrekulli e vetë jetës
Ilo Oxa